Moti i keq ka goditur pjesën më të madhe të Europës, çka ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash.
Ndërkohë që në majën e malit Marmolada kanë rënë reshjet e para të dëborës.
Në videon e postuar në Facebook nga Carlo Budel i cili punon si menaxher në pikën turistike të “Capanna Punta Penia”, shihet bardhësia e dëborës e cila ka mbuluar vendin.
Mali i cili ndodhet në 3342 metra mbi nivelin e detit është zbardhur i gjithi, ndërkohë sipas menaxherit temperaturat janë shumë të ulëta.
“Është shumë ftohtë, por sot jam i lumtur. Ka një reshje të bukur dëbore dhe gjithçka është zbardhur shpejt”, shkruan Budel në rrjetet sociale.
© SYRI.net