Regjistrohet muaji i 13 radhazi me nxehtësi rekord

Regjistrohet muaji i 13 radhazi me nxehtësi rekord

09:36, 08/07/2024
A+ Aa A-

Muaji i qershorit që lamë pas, ishte më i nxehti i regjistruar në histori, sipas programit të klimës Copernicus të Evropës .

Ky është muaji i 13-të radhazi që shënon një nxehtësi rekord, nënvizon shërbimi i ndryshimeve klimatike Copernicus

 ‘Jemi përballë diçkaje më shumë se një çudi statistikore dhe që nxjerr në pah një ndryshim të madh dhe të vazhdueshëm të klimës sonë’, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo.

Temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë, sipas shërbimit të klimës. Ajo ishte 1,64 gradë më shumë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900, kur shpyllëzimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk kishin kontribuar ende në ngrohjen e klimës së Tokës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco