Kjo pije mund t'ju ndihmojë për të larguar enjtjen e këmbëve

Kjo pije mund t'ju ndihmojë për të larguar enjtjen e këmbëve

21:26, 17/07/2024

Të nxehtët është i dëmshëm për këmbët, sepse nxit ënjtjen e tyre.

Nëse udhëtoni apo qëndroni ulur për kohë të gjatë, problemet e tilla pothuajse nuk mund t’i shmangni.

Për të zbutur gjendjen, duhet të bëni dush me ujë të ftohtë, të shmangni kryqëzimin e këmbëve dhe të mundoheni që sa më pak të qëndroni në një pozitë statike, por edhe mos të qëndroni ulur.

Ajo që mund të bëni është të përgatitni një ilaç vendor. Imtësoni gjethen apo rrënjën e majdanozit dhe e përzieni me 4 dl ujë, e mbuloni dhe e lini të qëndrojë brenda natës. Në mëngjes ia shtoni lëngun nga një limon i shtrydhur dhe lëngu është i gatshëm. Do të duhet ta konsumoni tri herë në ditë, nga 1 dl.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco