Ky vit duke se ka qenë një vit i paparashikueshëm, në të gjitha drejtimet.
Por, gjërat u bënë edhe më të çuditshme për fermerin italian Cristian Mallocci kur qeni i tij, Spelacchia, lindi një qenush me gëzof të gjelbër në të verdhë.
Këlyshi i vogël u quajt menjëherë 'Fëstëk', për shkak të ngjyrës.
Këlyshi ishte një nga 5 këlyshat e lindur në një fermë, në ishullin mesdhetar të Sardenjës.
Vëllezërit dhe motrat e tij kishin lesh të bardhë, e njëjta ngjyrë si nëna e tyre.
Një qen i lindur me gëzof të gjelbër është shumë i rrallë, dhe ky rast besohet se është rezultat i kontaktit të qenushit me një pigment të gjelbër të quajtur ‘biliverdin’ ndërsa ishte në barkun e nënës.
Por, lajmi i keq është se ngjyra e 'Fëstëkut' tashmë ka filluar të zbehet.
Z. Mallocci ka vendosur të dhurojë të gjithë këlyshët, përveç atij me gëzof të gjelbër i cili do ta ndihmojë atë me delet në fermë.
E gjelbra është një ngjyrë e shpresës dhe fatit, shtoi ai - diçka që na duhet shumë gjatë këtij viti të vështirë.
Burimi: BBC
© SYRI.net