Mjekët nuk po i besonin syve kur panë brenda trurit të kësaj gruaja: Gjetën larva krimbi

Mjekët nuk po i besonin syve kur panë brenda trurit të kësaj gruaja: Gjetën larva krimbi

13:55, 19/10/2020

Sipas një raporti, bëhet fjalë për një rast shumë të pazakontë, pasi gruaja nuk ka faktorë rreziku për gjendjen dhe rastin e parë të “fituar lokalisht” të sëmundjes.

Gruaja kishte migrenë me “aura” vizuale që nga mosha 18-vjeç rregullisht. Por kësaj here përvoja ishte ndryshe, pasi vazhdoi të kishte të njëjtën dhimbje dhe së shpejti filloi të kishte vizione të paqarta.

Sipas raportit, botuar së fundmi në Revistën Amerikane të Mjekësisë Tropikale dhe Higjienës, pasi ajo bëri një skanim MRI, mjekët gjetën një dëmtim të trurit dhe ata dyshuan se ishte një tu   mor. Më vonë, kur gruaja iu nënshtrua një operacioni, mjekët gjetën një cist, i cili nuk ishte bërë nga indet njerëzore, pasi përmbante larva të krimbave.

Më pas ajo u diagnostikua me neurocisterikozë – e cila është sëmundja më e zakonshme parazitare e sistemit nervor në vendet në zhvillim dhe është shkaku kryesor i epilepsisë. Kjo gjendje ndodh pas gëlltitjes aksidentale të vezëve të Taenia solium, e cila është një shi  rit mi   shi i derrit, për shkak të  kontaminimit të ushqimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco