Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Një udhëtim apo rrugë e re hapet para jush

Meri Shehu jep lajmin e mirë për këtë shenjë: Një udhëtim apo rrugë e re hapet para jush

12:48, 13/10/2020

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për ditën e sotme.

‘Në një muaj te veshtire te Tetorit me shume tensione do perpiqemi per ekiuilibrin e te kundertave dhe paqe me njerzit qe na rrethojne . Po sa e lehte do jetene nje muaj me tendenca lufte te vij ekuilibri.  Mirekuptimi do jete gjeja me e kerkuar. Megjithese Peshorja eshte shenje e harmonise estetikes dhe ekuilibrit do na sjelle ne perballje me ambjentin rrethues. Kundershtimi qe do beje me Marsin e kundert ne Dash dhe Henen e Zeze ne Dash do sjelle probleme me cilesine e lidhjeve apo marredhenieve .Te gjitha keto do kene akoma edhe me shume presionin nga Plutoni Jupiteri dhe Saturni ne Bricjap.  Kjo tregon nje hene te re shume problematike me tendenca sulmi dhe mbrojtjeje. Do mbizoteroj mungesa e ekuilibrit ne pune dhe ne jete personale.

Aferdita nga Virgjeresha do jete ne pozicion te dobet qe eshte edhe udheheqesja e henes s ere ne Peshore dhe do jete ne kundershtim me Neptunin ne Peshk .Fobi qe perforcohen nga fantazia do mbizoterojne Armiq te padukshem do na shqetesojne ne mendjen tone . Genjeshtra dhe mitizim marredheniesh do mbizoterojne ne jeten sentimentale Marredheniet do jene Apokaliptike dhe aspak te lehta.  Kundershtimi qe do beje Merkuri i Kundert me Uranin do tregoj dogmen dhe njeanesine e kuptimeve dhe veprimeve. Merkuri i Kundert dhe Marsi i kundert tregojne qe duhet te zgjidhim probleme nga e kaluara qe te ecim perpara’ka shkruar në postim Meri.

Dashi

Hena e re përball shenjës tuaj ju fton për fillime të reja por duhet të gjeni rrugën me pengesa aq të shumta sa do ju duket si mision shumë i vështirë për të arritur të bëni një ndryshim

Demi

Një fillim i ri me punën ju pret dhe çdo gjë nga e kaluara që përpiqet t’ju pengoj do bëje ç’të jetë e mundur t’ju prishi punë. Kujdes në çift dhe armiqtë e padukshëm

Binjaket

Hëne e re premton një njohje të re ne jetën erotike. Por asnjëherë problemet që lidhen me karrierën familjen ekonomine nuk do ju lenë të qetë të përparoni

Gaforrja

Shume presion përball jush në shumë aspekte që do ju bëjnë të lodhshëm këtë ndryshim ambjenti shtëpie apo strategjie që keni ndërmend të bëni në jetën tuaj. Kujdes në marrëdhëniet erotike ka kthime nga e kaluara që duhen sqaruar

Luani

Hëna  e re në Peshore do dominoj më shumë në çështjet ekonomike dhe në sqarimet që duhet të bëni. Do keni lajme deri diku të mira megjithëse situata është shumë shpërthyese në familje e karrierë

Virgjeresha

Pavaresisht se Afërdita ndodhet në shenjën tuaj kjo do udhëheq dëshiren për ndryshime por jo shumë fuqishëm dhe jo bindshëm. Kështu që mund të mbeten të pazgjidhura apo të vonuara çështjet tuaja

Peshorja

Hëna e re në shenjën tuaj do ju jap një shkëndij ndriçimi dhe gëzimi për një fillim të ri. Por shumë do jenë pengesat dhe njerzit që do tentojne t’ju bllokojnë ekonomikisht dhe në lidhje me punën

Akrepi

Hëna e re në Peshore ju çliron shpirtin nga një errësirë që ju ka rënë apo nga pesimizimi. Tashmë ju si mjeshter të mbijetesës duhet të zgjidhni kontraditat me njërzit nga e kaluara. Kujdes në çift

Shigjetari

Një mundësi e re që të reklamoni emrin dhe punën tuaj. Do keni shumë momente që do jeni në dyshim për veprimet tuaja dhe të pavendosur. Por duhet të ndriçoni qoftë edhe për pak

Bricjapi

Shume tension nerva dhe perplasje por do jeni të fortë dhe të patundur në kërkesat tuaja. Hëna e re në Peshore do sjell një ndryshim në jetën tuaj personale dhe pune

Ujori

Një udhëtim apo rrugë e re hapet para jush pavaresisht mbylljes së madhe që po përjetoni në mendjen tuaj apo në ambjentin tuaj. Shume pak është por ka rëndësi

Peshqit

Shumë të komplikuar në mendjen tuaj as para as mbrapa. Ka mundësi të bëni gabime të rëndësishme në çift apo me njerëz që bashkëpunoni

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco