Studimi/ Personat me sëmundje mendore jetojnë në kushte çnjerëzore

Studimi/ Personat me sëmundje mendore jetojnë në kushte çnjerëzore

17:01, 10/10/2020

Qindra mijëra njerëz me sëmundje mendore janë prangosur dhe lidhur me zinxhirë në të gjithë botën, sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW) .

Raporti, i lëshuar për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor të shtunën, tha se shumica e njerëzve me probleme të shëndetit mendor mbahen në dhoma të mbipopulluara ose të ndyra, streha, kafaze ose strehimore kafshësh dhe shpesh detyrohen të hanë, flenë, urinojnë në të njëjtë vend.

Personat me pranga shpesh vuajnë nga stresi post-traumatik, kequshqyerja, infeksionet, dëmtimi i nervave, atrofia muskulore dhe problemet kardiovaskulare.

HRW vëzhgoi më shumë se 350 persona me aftësi të kufizuara psikosociale, përfshirë fëmijët dhe 430 anëtarë të familjes, profesionistë të shëndetit mendor, zyrtarë qeveritarë dhe mbrojtës të drejtave me aftësisë të kufizuar në 110 vende.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco