Mënyra si t'i kombinoni xhaketat

Mënyra si t'i kombinoni xhaketat

10:22, 09/10/2020

Eshtë tetor, prandaj nxirrni gjithë llojet e xhaketave që keni në dollap dhe mendjen këtu! Nuk është dhe aq e vështirë sa ju duket për të kombinuar një xhaketë, thjesht ju duhet pak frymëzim. Më poshtë do të gjeni 5 kombinime veshjesh, ku xhaketa është elementi që bën diferencën!

 

1. Xhaketë gri + këmishë me vija + xhinse blu

Një xhaketë e tillë reziston për shumë kohë, prandaj mos u mendoni dy herë para se ta blini.

Image

 

2. Xhaketë + Fustan i shkurtër + çizme deri tek gjuri

Nuk ka rëndësi sa minimaliste është veshja juaj për aq kohë sa mbani një xhaketë të tillë krahëve. Mund të shkoni kudo!

 

Image

 

3. Një xhaketë të fryrë/xhup + fustan të gjatë+ atlete

Veshje që i shkon për shtat çdo ore të ditës. Do të ndiheni rehat dhe stil në të njëjtën kohë!

 

Image

 

4. Xhaketë oversize me kuadrata + një fustan+ çantë me ngjyrë

Kujdesuni të merrni çantën e duhur!

 

Image

 

5. Xhaketë + pulovër+ xhinse

A mund të rrimë gjithë vjeshtën/dimrin kështu? Faleminderit!

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco