Njihuni me lëngun e fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka

Njihuni me lëngun e fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka

10:21, 05/10/2020

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka. Shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla.

Dhuratat e shumta nga familjarët dhe huat ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena, shpërthen i revoltuar me tone të larta ndaj Komisionit

Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet. Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.

Akumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve. Këto të fundit bashkohen më masa të tjera të forta dhe krijojnë gurët në veshka. Gurët mund të qëndrojnë në veshka ose të rrugëtojnë nëpërmjet traktit urinar. Nëse gurët janë të mëdhenj, gjatë lëvizjes ato shkaktojnë dhimbje. Nëse janë të vegjël, ato dalin nga organizmi pa dhimbje. Për të parandaluar formimin e gurëve, njeriu duhet të pijë shumë ujë dhe lëngje të tjera.

Çfarë duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni

-Shmangni ushqimet me shumë kalçium

-Shmangni ushqimet me shumë kripë

-Konsumoni më pak ushqime me proteinë shtazore

-Mos konsumoni sojë, lajthi, shqeme, kikirikë, bajame, çaj të zi dhe spinaq

-Konsumoni limon. Limoni përmban acid citric që shkrin kristalet e kalçiumit

-Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.

-Kaliumi shkrin gurët në veshka.

-Pini një gotë me ujë përpara se të flini dhe kur të zgjoheni.

-Lëngu i mëposhtëm, do ju vijë në ndihmë në trajtimin natyral të gurëve në veshka. Ky lëng është i rekomandueshëm edhe për gurët në tëmth.

Përbërësit:

*4 thela shalqini pa lëkurën

*1 limon i qëruar

*1 portokall i qëruar

*1 mollë

*4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës

Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi

 

Përgatitja:

Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë. Efektet e kësaj pijeje janë të shpejtë dhe domethënëse. Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta pësërisni për disa muaj deri sa të vini re përmimrësime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco