I përdornin, i lanin e më pas i shisnin, çka ndodhi me kondomët e Vietnamit që u bënë top lajm botëror

I përdornin, i lanin e më pas i shisnin, çka ndodhi me kondomët e Vietnamit që u bënë top lajm botëror

10:08, 02/10/2020

 Policia në Vietnam tha se gjeti rreth 320,000 prezervativë të ricikluar të përdorur që po ripaketoheshin si të rinj, njoftoi media lokale të enjten.

Sipas mediave të huaja, inspektorët e tregut në provincën Binh Duong bastisën një fabrikë pranë qytetit Ho Chi Minh, ku zbuluan prezervativët e përdorur që ripaketoheshin për t’u shitur në treg.

Një inspektor tha se pronarja 34-vjeçare e fabrikës, një grua, rrëfeu se ata i blenë prezervativët nga dikush tjetër, raportoi gazeta shtetërore Tuoi Tre, sipas AP.

Pasi blenë prezervativët nga një burrë, ato u lanë, pastaj u paketuan në qese plastike, sipas gazetës.

Videoja e marrë nga transmetuesi shtetëror VTV dhe e marrë nga agjencia e lajmeve Reuters tregon thasë të mbushur me prezervativë.

Ajo gjithashtu tregon mjete të përdorura me sa duket për të larë dhe riformuar kondomët në fabrikë.

VTV tha se ishte e paqartë se sa prezervativë të përdorur ishin rishitur tashmë, sipas Reuters.

Një zyrtar shëndetësor i cituar nga gazeta Tuoi Tre tha se prezervativët ishin një rrezik ekstrem shëndetësor për përdoruesit, raportoi AP.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco