Marrëdhëniet e Virgjëreshës me shenjat e tjera në dashuri­!!

Marrëdhëniet e Virgjëreshës me shenjat e tjera në dashuri­!!

11:48, 12/09/2020

Jemi në muajin e një prej shenjave më të dashura të horoskopit.

Mirëpo sa përshtatet Virgjëresha me shenjat e tjera?! Le të shohim më poshtë:

Virgjëresha dhe Dashi: Mes këtyre dy shenjave mund të ketë shumë mosmarrëveshje. Dashi është një shenjë shumë e ç’organizuar ndërsa Virgjëresha e ka organizimin pikën e saj të fortë. Kjo çon në përplasje të mëdha.

Virgjëresha dhe Demi: Një lidhje që premton shumë, pasi të dyja e dinë çfarë duan. Këto dy shenja japin shumë dashuri dhe përkushtim në çift.

Virgjëresha dhe Binjakët: Interesat e përbashkët do ti bashkojnë, mirëpo Binjakët shumë shpejt do të lodhen nga lidhja me virgjëreshën. Binjakët janë të pavendosur dhe kjo për virgjëreshën është e patolerueshme.

Virgjëresha dhe Gaforrja:  Një bashkim i tillë është shumë i mirë, dhe ka mundësi të jetë afatgjatë pasi iu përshtaten njëri-tjetrit dhe e shijojnë praninë e tjetrit. Sidoqoftë kjo marrëdhënie kërkon pak punë. Të dy këta njerëz jenë të ndjeshëm dhe kritikues, ku Virgjëresha është shumë më kritike.

Virgjëresha dhe Luani: Ndryshimet ndërmjet një Luani dhe një Virgjëreshe janë aq të mëdha saqë vështirë se mund të krijohet një lidhje e qëndrueshme. Personat e shenjës së Luanit janë dinamikë dhe të hapur ndaj risive, ndërkohë që personat e shenjës së virgëreshës janë të turpshëm, të rezervuar dhe shpeshherë të mbyllur në vetvete.

Virgjëresha me një të shenjës së saj: Kjo dyshe e di çfarë do dhe do të kuptohet me një shikim!

Virgjëresha dhe Peshorja: Në fillim mund të duket lidhje e përkryer por në fakt bëhet shumë e lodhshme për peshoren e cila duket se ka lindur për të shijuar jetën.

Virgjëresha dhe Akrepi: Kjo lidhje duket paksa e vështirë sepse do të ketë një mungesë të theksuar komunikimi. Të dy shumë të rezervuar dhe kjo do të bëjë që shumë gjëra të ngelen të pathëna. 

Virgjëresha dhe Shigjetari: Fillimisht këto dy shenja do të afeksionohen nga njëri tjetri por kjo do të mbarojë shumë shpejt. Kjo, pasi Shigjetari nuk e koncepton dot mënyrën dhe stilin e jetesës së një virgjëreshe. Shigjetari i adhuron ndryshimet , ndërkohë që virgjëresha ka frikë nga ato.

Virgjëresha dhe Bricjapi: Një lidhje e cila premton shumë! Të dyja palët tregojnë interesim ndaj njëri tjetrit dhe përputhen për mrekulli.

Virgjëresha dhe Ujori: Kur bëhet fjalë për t’u përfshirë më shumë emocionalisht, asnjë prej të dyve nuk dëshiron ta ndërmarrë këtë hap. Virgjëresha joshet nga shpirti i lirë i ujorit, kurse ujori vlerëson zgjuarsinë e virgjëreshës, por vetëm kaq.

Virgjëresha dhe Peshqit: duket si lidhje e përkryer por për virgjëreshën një peshk që nuk e di kurrë çfarë do është një lodhje shumë e madhe!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco