Te Liverpool të shqetësuar për gjendjen e portierit: Duket një dëmtim serioz

Te Liverpool të shqetësuar për gjendjen e portierit: Duket një dëmtim serioz

15:53, 07/10/2024

Fitorja 1-0 ndaj Crystal Palace ka patur një notë negative për skuadrën e Liverpool. Portieri i “reds”, Alisson, e la lojën në mes për shkak të një dëmtimi. Duke folur për mediat, kapiteni i Liverpool, Virgil van Dijk, tha se lëndimi i portierit brazilian duket serioz. Alisson u rrëzua në fushë pasi largoi topin pa presion në zonën e tij në minutën e 80-të.

Portieri më pas u zëvendësua nga Vitezslav Jaros, i cili bëri debutimin e tij. “Dëmtimi i Alisson nuk duket mirë. Duket si një dëmtim i kofshës i cili tashmë po e shqetësonte dhe nga i cili u rikuperua”, tha Vand Dijk.

Gjithsesi, klubi u shpreh se portieri do t’i nënshtrohet sot disa testeve para se të mësohet shkalla e dëmtimit. Për momentin ai ndodhet ende në Angli, por ndoshta do të mungojë për një kohë të gjatë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco