Presidenti i Federatës reagon për rastin “Mbappe”: Ja si qëndron e vërteta

Presidenti i Federatës reagon për rastin “Mbappe”: Ja si qëndron e vërteta

14:06, 07/10/2024

Tema e mungesës së Kylian Mbappesë në skuadrën e Francës për takimet me Izraelin dhe Belgjikën në Ligën e Kombeve vazhdon të ketë jehonë në futbollin francez. Për të sqaruar keqkuptimet ka reaguar me një qëndrim zyrtar presidenti i Federatës Francez te Futbollit.

Duke folur për “Franceinfo”, Philippe Diallo theksoi se edhe pse kapiteni i kombëtares u përdor nga Reali i Madridit në fitoren (2-0) ndaj Vilarrealit, vendimi për të mos e thirrur atë ishte debatuar mes federatës, atij dhe drejtuesve “Los Blancos”, duke shtuar se Mbappé nuk po e neglizhon kombëtaren.

“Nuk ka asgjë mbi ekipin francez dhe kombëtaret. Didier Deschamps kishte folur drejtpërdrejt me të dhe ekipin mjekësor të Realit të Madridit dhe vendosi të mos e thërriste, gjë që nuk e vë në dyshim lidhjen e Kylianit me skuadrën franceze”, tha fillimisht drejuesi i lartë i Federatës së Futbollit të Francës.

“Pyetja që duhet të bëjmë këtu është se, me një kalendar të çmendur, me gara të shumta, lojtarët më të mirë në botë luajnë 65 ndeshje në sezon. Po arrijmë një tavan maksimal ku është e nevojshme që klubet, kombëtaret dhe organizatat të ulen rreth tavolinës me synimin për të ruajtur kombëtaret dhe për të gjetur ekuilibrin”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco