Maldini Kacurri mund të thuhet se e ka fituar plotësisht besimin tek Arsenali.
Kjo për shkak se dje ishte sërish pjesë e klubit anglez, ndërsa u luajt sfida e vlefshme për Ligën e Kampioneve kundër PSG-së.
Kjo ishte dhe hera e parë për Kacurrin, që 18-vjeç, qëndroi si alternativë për mbrojtjen në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Arsenal fitoi pastër 2-0 duke bërë tifozët e tij të gëzojnë në shtëpi.
Debutimin me ekipin e parë e ka bërë te “Carabao Cup”. Tashmë mbetet dhe në Premier Ligë apo Champions ku Arteta tregon se e llogarit si mundësi në një prej mbrojtjeve më të mira të momentit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: