Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në Conference League, kompeticion që do të nisë fazën e grupeve këtë të enjte.
UEFA ka publikuar gjyqtarët për ndeshjet e mesjavës në kompeticionet europiane dhe i ka besuar ndeshjen Heidenheim- Olimpija Ljubljana një arbitri shqiptar.
Enea Jorgji do të jetë arbitër kryesor në sfidën mes gjermanëve dhe sllovenëve, që do të luhet të enjten në orën 18:45.
Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj do të jenë asistentët e kryesorit, ndërsa Eldorjan Hamiti gjyqtar i katërt.
E gjitha skuadra e arbitrave në ndeshjen e Conference League, Heidenheim- Olimpija Ljubljana, do të jetë shqiptare, pasi në VAR do të jetë Kreshnik Barjamaj, ndërsa asistent i VAR-it Juxhin Xhaja.
Një tjetër vlerësim për “bilbilat” shqiptarë, pasi një javë më parë një treshe gjyqtarësh shqiptarë vendosi drejtësi në ndeshjen e Europa League AZ Alkmaar – Elfsborg.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: