Luhet në orën 21:00, në “Metropolitano Stadium”, ndeshja më e rëndësishme e javës së tetë të La Ligas Atletico Madrid – Reali Madrid.
Në “folenë” e tifozëve bardhekuq përplasen dy ekipet e vetme të elitës së futbollit spanjoll që ende nuk kanë pësuar humbje në kampionat.
Mungesë e madhe për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti mbetet Kylian Mbappe, i dëmtuar në ndeshjen e fundit. Megjithatë, “Los Blancos” kanë shumë potencial dhe nuk mund të justifikohen me mungesën e një futbollisti, sado cilësor të jetë ai.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: