Sfida në distancë për kryesimin, e shtuna dhuron pesë ndeshje në Kategorinë e Parë

Sfida në distancë për kryesimin, e shtuna dhuron pesë ndeshje në Kategorinë e Parë

09:00, 28/09/2024

Java e 6 e Kategorisë së Parë zhvillon sot 5 ndeshje, të cilat shohin tre ekipet që po luftojnë aktualisht për kreun në duele në distancë me njëri-tjetrin, me sfida ndaj skuadrave që janë aktualisht në gjysmën e poshtme të renditjes.

Besa e vendit të parë ka një ndeshje mjaft të komplikuar në transfertë përballë Apolonisë, e cila kërkon të ringrihet pas këtyre javëve të para problematike. Ndërkohë, Flamurtari dhe Vora që e ndjekin në klasifikim, luajnë ndeshjet përkatëse në shtëpi, përballë Valbonës dhe Pogradecit.

Duel shumë interesant është edhe ai mes Burrelit që ka surprizuar në këtë edicion si dhe Lushnjës që po shfaq përsëri ambicie për lart. Ndërsa Kukësi-Korabi duket gjithnjë e më shumë si një ndeshje që do të përcaktojë se cila skuadër do i bashkohet grupit të pretendentëve dhe cila do të vazhdojë të jetë në vorbullën e atyre që luftojnë për mbijetesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco