Java e shtatë e Superligës së Kosovës ka nisur sot me një ndeshje mes Llapit dhe Suharekës, skuadra të cilat janë mes rivalëve për titullin kampion në këtë edicion.
Llapi regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mundur me 3 gola ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro, i cili pësoi kësisoj humbjen e parë të këtij edicioni që e ka nisur përtej çdo pritshmërie.
Baftiu në pjesën e parë dhe Januzi me Ramadann në të dytën siguruan një fitore të rëndësishme për Llapin që i bashkohet në kuotën e 13 pikëve në kryesim pikërisht Suharekës dhe Malishevës. Por duhet theksuar se Llapi ka zhvilluar një ndeshje më shumë se dy skuadra me të cilat ndan kreun.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: