Dybala shqetëson Romën, shpresohet të mos mungojë gjatë

Dybala shqetëson Romën, shpresohet të mos mungojë gjatë

09:55, 27/09/2024

Për Romën, ndeshja ndaj Athletic Bilbaos jo vetëm që la një shije të keqe për shkak të golit të barazimit të pësuar në minutat e fundit, por edhe dy dëmtime që do të vlerësohen në orët në vijim.

Në veçanti, në qendër të vëmendjes është situata e Paulo Dybalas, i zëvendësuar nga Ivan Juric në pjesën e parë. Argjentinsi ndjeu një bllokim të muskuit përkulës të kofshës së majtë.

Shpresa e verdhekuqve është që “Joya” të jetë ndalur në kohë për të shmangur një ndalesë të gjatë. Në çdo rast, ai është në rrezik shumë të lartë për ndeshjen në shtëpi kundër Venezias të dielën. Më shumë detaje për situatë e argjentinasit do të mësohet pas testeve në orët në vijim.

"Paulo ndjeu një shqetësim, tani le të shohim. Nuk donim të rrezikonim asgjë. Nuk ishte një stafetë e planifikuar, por një ndryshim i detyrueshëm. Ne donim ta linim të luante për të paktën një orë, por nuk ia dolëm,” deklaroi trajneri i Romës, Juric, pas ndeshjes së Europa League-s me ekipin bask (1-1).

Më e rëndë gjendja e Zeki Çelik, i cili ka një problem serioz në auktor, që me siguri e vë atë jashtë loje për ndeshjen e radhës në Serinë A.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco