Mourinho e nis me fitore aventurën në Europa League me Fenerbahcen

Mourinho e nis me fitore aventurën në Europa League me Fenerbahcen

21:51, 26/09/2024

Fenerbahce ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Royale Union me rezultatin 2-1.

Turqit e nisën ndeshjen më mirë duke shënuar në minutën e 26-të, përmes Caglar Soyuncu.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë vazhdoi iniciativa e Fenerbahces, ndërkohë në minutën e 74-të, belgët mbetën me një lojtar më pak pasi nga fusha u përjashtua Kevin Mac Allister.

Kjo ia bëri edhe më të lehtë Fenerbahces që realizoi edhe golin e dytë tetë minuta para përfundimit të takimit.

Ishte, Burges lojtari i Royale Union, që për fatin e tij të keq e dërgoi aksidentalisht topin në portën e tij dhe turqve u dha epërsinë prej dy golave.

Ndërkohë në minutën e fundit të ndeshjes nigeriani, Osaiy-Samuel u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Belgët humbën një penallti në minutën e dytë shtesë, kurse një minutë më vonë ngushtuan epërsinë në 2-1, për të hapur sfidën në fundin e ndeshjes.

Por kaq ishte nga mysafirët pasi deri në fund gola nuk pati dhe të skuadra e drejtuar nga Mourinho arkëtoi tri pikët e para këtë edicion në Europa League.

Sfidën e radhës në këtë garë skuadra nga Stambolli e luan ndaj Twentes kurse Royale Union do të ketë punë me Bodo Glimtin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco