VIDEO/ Armand Shkullaku: Jemi në diktaturë, duke përdorur drejtësinë, po ekzekutohet opozita

21:39, 26/09/2024

Gazetari Armand Shkullaku, duke diskutuar për dënimin politik me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji, u shpreh se në Shqipëri është instaluar një diktaturë, e cila është përshtatur me mjetet e kohës.

Sipas Shkullakut, duke përdorur drejtësinë, është duke u ekzekutuar opozita në vend.

‘Ne e kemi thënë prej kohësh, që këtu po instalohet më shumë se një regjim autokratik, këtu po instalohet një diktaturë e pastër që me mjetet e kohës, sepse do të përshtatet me mjetet e kohës, është hequr dënimi me vdekje, sepse nuk ka Europa dënim me vdekje, se po të kishte edhe mund ti dënonte këta të opozitës.

Por duke përdorur mjetet e kohërave ku jetojmë, këtu po instalohet një diktaturë e pastër dhe e mirëfilltë. Çëshja është të binden dhe ata që janë në mbledhje kryesie.

Çështja është shumë e thjeshtë; këtu mbahet në burg nga prokuroria, gjykata, arrestohet lideri i opozitës, ish-president, ish-kryeministër, pa akuzë. Këtu merr guximin një prokuror mediokër, hetues në kohën e komunizmit që ti cënojë liritë deputetit pa marrë autorizimin e Kuvendit, siç qe rasti i Sali Berishës. Nuk pyet ai, nuk e çoj në kuvend fare thotë.

Kemi rastin e një përfaqësuesi të opozitës që guxoi e fitoi zgjedhjet në Himarë. Kur thoshim atëherë është skandal, po burgoset një kryetar bashkie, po mbahet në burg nga Rama një i zgjedhur nga populli. Po si, si Salianji komplet, me prova të montuara.

Berisha, Beleri, Salianji, nuk po flas për proceset ndaj Ilir Metës, apo Fatmir Mediut dhe asnjë nga këto procese nuk është bërë një hetim.

Diskutonin provat për Sali Berishës dhe thoshin, prisni sa të dalë dosja. Doli dosja dhe nuk kishte asnjë provë.

Në procesin Salianji, këtu po dënohet, po ekzekutohet, duke përdorur gjykatën, drejtësinë, opozita e vendit.

Është e njëjta drejtësi që mbajti zvarrë për tre vite vulën e PD, që mori vendim që të hyjë në zgjedhje, ku në fletë votimi të mos ishte emri i liderit të partisë’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco