Rangers fiton në transfertë, Nedim Bajrami protagonist me golin e parë në Europa League

Rangers fiton në transfertë, Nedim Bajrami protagonist me golin e parë në Europa League

20:58, 26/09/2024

Rangers ka arritur të marrë një fitore të vlefshme në transfertë me Malmo, me rezultatin e pastër 0-2.

Skocezët e nisën ndeshjen për mrekulli duke shënuar në minutën e parë, përmes futbollistit shqiptar, Nedim Bajrami.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërkohë goli i dytë u shënua në minutën e 76-të, nga McCausland, për të dyfishuar epërsinë dhe vulosur fitoren e skocezëve.

Deri në fund gola nuk pati edhe Rangers arkëtoi tre pikët e para në Europa League për këtë edicion.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami luajti në ndeshje 84 minuta dhe sipas SofaScore ishte lojtari i ndeshjes.

Ai u vlerësua me notën 8.8.

Ndeshjen e radhës në Europa League skuadra e Bajramit e luan ndaj Lyonit në shtëpi, kurse Malmo udhëton tek Qarabagu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco