Mori pjesë në Euro 2004, ish-futbollisti rus dënohet me 9 vite burg

Mori pjesë në Euro 2004, ish-futbollisti rus dënohet me 9 vite burg

20:23, 26/09/2024

 

Historia e pabesueshme e Alexey Bugaev. Ish-futbollisti rus është dënuar me 9 vite e 6 muaj burg për trafik droge. Ish-mbrojtësi, i cili ka veshur edhe fanellën e Lokomotiv Moskës, do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Sipas autoriteteve ruse, ish-futbollisti është arrestuar në flagrancë. Sipas mediave ruse, ai mori një mesazh me koordinatat e drogës dhe më pas u arrestua nga policia pasi shkoi në vendin ku ishte fshehur droga, sh.

Fillimisht, ai deklaroi se ishte bërë pjesë e grupit për të ndihmuar policinë në zbulimin e rrjetit, por më pas e tërhoqi këtë dëshmi duke pranuar fajin dhe shprehur pendimin për veprimet e tij.

Alexey Bugaev, i cili luajti në 9 ndeshje me Rusinë, madje mori pjesë edhe në Euro 2004, do të kalojë 9 vitet e ardhshme të jetës së tij në një burg të sigurisë së lartë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco