Fitoi derbin, por trajneri i Milanit i 'trembet' Lecces

Fitoi derbin, por trajneri i Milanit i 'trembet' Lecces

17:42, 26/09/2024

 

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, u ka kërkuar lojtarëve të tij të harrojnë fitoren e tyre në derbi ndaj Interit dhe shpjegoi pse ndeshja e tyre e ardhshme me Leccen është kyçe për sezonin, duke vënë theksin tek vazhdimësia e rezultateve pozitive.

“Është shumë, shumë e rëndësishme. Ne duhet të konfirmojmë se po rritemi”, deklaroi Fonseca kur u pyet se sa e rëndësishme është të përcillet rezultati i së dielës me një fitore.

“Fitorja në derbi ka më shumë kuptim nëse fitojmë edhe ndaj Lecees, sepse duhet të fillojmë të rikuperojmë disa pikë”.

“Ka shumë motive për të fituar nesër. Për mua është një ndeshje e rrezikshme pas derbit, duhet të jemi të kujdesshëm, nuk mund të bëjmë asnjë gabim. Duhet të fitojmë”.

“Nuk dua të kthehem në derbi, ka mbaruar. Pjesa mendore ishte më e rëndësishme se taktikat dhe teknika. Këto lojëra janë shumë emocionale”.

“Të jesh në një vend të mirë, të ekuilibruar, të motivuar dhe energjik është ajo që është e rëndësishme”, ka shtuar më tej Fonseca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco