Milani, pranë rinovimit të kontratës së “gardianit” francez, zbulohet shifrat

Milani, pranë rinovimit të kontratës së “gardianit” francez, zbulohet shifrat

10:47, 26/09/2024

“Corriere dello Sport” u rikthehet negociatave të nxehta të Milanit me përfaqësuesit e Mike Maignan për të arritur marrëveshjen për një zgjatje të kontratës së portierit francez. Ditët e fundit palët janë afruar më shumë, me lojtarin dhe agjentët e tij që kanë ulur kërkesat e tyre në krahasim me ato fillestare.

Shifrat janë brenda parametrave të kuqezinjve dhe i afrohen rrugës së ndjekur nga Rafael Leao: baza fikse do të jetë 5 milionë euro neto, të cilave mund të shtohen bonuse të konsiderueshme individuale dhe ekipore për të rritur më tej pagën.

Me pak fjalë, palët janë afër një marrëveshjeje, me Maignan që pritet të nënshkruajë deri në qershor 2028 pasi Milani, në verë, i kishte zbrapsur interesimet e skuadrave të mëdha evropiane, mbi të gjitha të Chelsea-t dhe Bayernit, duke u mbrojtur me një çmim të lartë prej 80 milionë eurosh për kartonin e “gardianit” francez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco