Dhuna në stadiume, dënohen katër tifozë

Dhuna në stadiume, dënohen katër tifozë

18:03, 25/09/2024

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka marrë vendimin për katër tifozë, moslejimin e tyre në stadiumet e Shqipërisë për një periudhë të pacaktuar kohe.

Gjithçka i referohet ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen e luajtur në Laç, mes Laçit dhe Partizanit, si dhe në ndeshjen derbi, atë mes Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania”.

Vendimi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore KF Laçi – FK Partizani të zhvilluar më datë 16.09.2024 ora 16:00 në stadiumin “Laçi” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore FK Partizani – KF Tirana të zhvilluar më datë 21.09.2024 ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE, vendosi:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të mëposhtëm:

Pirro Gjok Fufi

Klejdi Alket Lamllari

Raid Lantan Kavaja

Mateo Thoma Gjoka

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco