City 'shënjestron' Musialën, gati 100 mln euro për mesfushorin e Bayern Munich

City 'shënjestron' Musialën, gati 100 mln euro për mesfushorin e Bayern Munich

13:15, 24/09/2024

Vera 2025 pritet të jetë shumë e “nxehtë” në kampin e Bayern Munich e në veçanti për mesfushorin, Jamal Musiala.

21-vjeçari gjerman është një nga më të mirët e momentit në pozicionin e tij dhe ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re nga rivalët e Bayern-it në arenën europiane.

Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Manchester City, një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për Musiala-n është i gatshëm që të paguajë 100 milionë euro verën e ardhshme për gjermanin.

Megjithatë, përtej faktit që Bayern nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori, City do duhet të përballet edhe me Real Madrid-in, me spanjollët që po ashtu e pëlqejnë shumë Musiala-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco