Ancelotti, 300 ndeshje në stolin e Realit: Thuajse një mrekulli!

Ancelotti, 300 ndeshje në stolin e Realit: Thuajse një mrekulli!

15:00, 23/09/2024

Reali i Madridit pret këtë të martë Alavés, në kuadër të javës së shtatë të La Ligës. Në prag të ndeshjes, Carlo Ancelotti, në një konferencë për shtypit, foli për dëmtimin portierit të Barcelonës Ter Stegen, duke kërkuar reflektim:

“Dua të them se jam shumë i trishtuar që shoh lojtarë aq të rëndësishëm sa Ter Stegen që pësojnë një dëmtim të rëndë. Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Shpresoj që të shërohet shpejt. Nuk mund të bëjmë shumë për momentin, sepse, siç thashë, asgjë nuk do të ndryshojë këtë sezon, por ne mund të reflektojmë për këtë çështje. Bota e futbollit duhet të bëjë të njëjtën gjë.”

Për sa i përket ndeshjes së nesërme, trajneri konfirmoi se Jude Bellingham është në formë dhe do të jetë një opsion, pas problemeve që pati me shpatullën e tij:

“Për sa i përket shpatullës, është i njëjti problem si vitin e kaluar. Ai është rikuperuar, megjithëse ka nevojë për mbrojtje për të qenë më i sigurt. Ai mund të luajë dhe do të luajë.”

300 ndeshje për Realin, “pothuajse një mrekulli”

Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për trajnerin italian, i cili do të ulet në stolin e kampionëve të Evropës për të 300-ën herë, në sezonin e tij të gjashtë me klubin. Kur foli për arritjen, Ancelotti nuk e fshehu lumturinë e tij, në të njëjtën kohë zbuloi se nuk kishte një datë për t'u tërhequr nga futbolli:

“Kam pasur fatin të drejtoj klube të mëdha, si Milani, për të cilin kam një dashuri të veçantë, por Reali i Madridit është klubi më i mirë në botë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Nuk po them se është mrekulli të jesh 300 herë në këtë stol, por është afër.”

Momenti i tërheqjes

“Nuk kam një datë. Më pëlqen ta bëj këtë punë dhe lodhja ime nuk është e krahasueshme me atë të lojtarëve. Për momentin, nuk kam një datë skadence. Do të doja të vazhdoja për shumë vite”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco