VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Gabriel shënon të dytin për Arsenalin, por Trossard merr karton të kuq

VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, Gabriel shënon të dytin për Arsenalin, por Trossard merr karton të kuq

18:29, 22/09/2024

Mbyllet me fitoren e Arsenalit pjesa e parë e superndeshjes së ditës në Premier League. Edhe vendësit kaluan shumë shpejt në epërsi, ekipi londinez ia doli të përmystë shifrat brenda 45-minutëshit të parë.

Arsenali arrin t’i rezistojë jo më shumë se tetë minuta Manchster City-t në “Etihad”. Nëpërmjet një aksioni të nisur në thellësi të gjysmëfushës së tyre, “Qyetarët” arrijnë ta dërgojnë topin në rrjetë me anën të “bishës” Haaland, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin pas shpinës së portierit Raya.

Një gol i realizuar në njëfarë mënyrë me dhunë nga kamionët në fuqi, të cilët nuk duan kurrsesi të lënë pikë në shtëpi përballë rivalit të drejtpërdrejtë për titullin.

Barazon shumë shpejt Arsenali. Në minutën e Calafiori, i asistuar nga Martinelli e dërgon topin në rrjetë me një trajektore të mrekullueshëm, 1-1.

Në fundin e pjesës së parë, “Topçinjtë” gjejnë edhe golin e dytë me Gabriel. Një festë që u prish disi nga kartoni i dytë i Trossard, që la Arsenalin në inferioritet numerik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco