Asist nga Granit Xhaka, Leverkuseni përmbys në frymën e fundit Wolfsburgun

Asist nga Granit Xhaka, Leverkuseni përmbys në frymën e fundit Wolfsburgun

17:38, 22/09/2024

Bayer Leverkusen dhuron spektakël përballë Wolfsburgut duke fituar me rezultatin 4-3 e ç’është më e rëndësishmja, arriti dy herë të përmbyste rezultatin.

Plot shatë gola në “BayArena”, kur serinë e finalizimeve e hapën miqtë falë autogolit të Makieles, por në fund festuan vendësit falë golit të Boniface në kohën shtesë.

Pas epërsisë së shpejtë të “Ujqërve”, Granit Xhaka u bë protagonist me pasimin e tij të saktë për Wirtz, që barazoi shifrat, për të ardhur më pas te goli i Tah.

Në fund të pjesës së parë, Wolfsburgu përmbysi në 2-3 rezultatin me golat e Bornauw dhe Svanberg, por në fraksionin e dytë “Aspririnat” jo vetëm që barazuan me Hincapie, por gjetën edhe golin e fitore në frymën e fundit me Boniface.

Me këtë sukses Leverkuseni shkon në kuotën e nëntë pikëve, në vendin e dytë, tri më pak se Bayerni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco