Manchester City-Arsenal, zbardhen formacionet, talenti shqiptar në stolin e 'Topçinjve'

Manchester City-Arsenal, zbardhen formacionet, talenti shqiptar në stolin e 'Topçinjve'

16:41, 22/09/2024

A do t’ia dalë Arsenali të prishë ecurinë perfekte të Manchester City-t në këtë fillim sezoni në Premier League? Dy gjigantët e futbollit anglez përplasin “brirët” duke nisur nga ora 17:30, në “Etihad”, në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit anglez.

Bëhet fjalë për dy pretendentë kryesorë për titullin kampion, që kanë luftuar kokë më kokë për trofeun kryesor të futbollit në Ishull gjatë sezoneve të fundit.

Të dy rivalët vijnë në këtë përplasje pas ndeshjeve  respektive në Champions League, të përfunduara me të njëjtin rezultat 0-0: “Citizens” ndanë pikët me Interin, ndërsa “Topçinjtë” me Atalantën, në Bergamo.

Sa u përket formacioneve, befasia për futbolldashësit shqiptarë vjen nga trajneri Mikel Arteta, i cili ka në dispozicion në stolin e rezervave djaloshin e talentuar shqiptar, Maldini Kacurri, i cili luan si qendërmbrojtës. Mungesa shumë të rëndësishme, nga një për secilën skuadër, janë Odegaard për Arsenalin dhe De Bruyne për City.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco