Voller, i bindur: Ja kush duhet ta zëvendësojë Nagelsmannin pas Botërorit 2026

Voller, i bindur: Ja kush duhet ta zëvendësojë Nagelsmannin pas Botërorit 2026

15:59, 22/09/2024

Kush mund ta zëvendësojë Julian Nagelsmannin si trajner i Gjermanisë pas Kupës së Botës 2026? Drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Rudi Voller, nuk ka dyshime: profili i duhur do të ishte Jurgen Klopp.

Voller e dha mendimin e tij gjatë një transmetimi në ZDF, duke folur për hipotezën e një lamtumire të trajnerit aktual pas turneut që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara:

"Nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë përsëri Jurgen Klopp, por, nëse në një moment të caktuar Nagelsmann vendos të rikthehet në drejtimin e një klubi, pavarësisht nëse është një skuadër e rëndësishme gjermane apo evropiane, nuk ka asnjë ndryshim, atëherë nuk do të kishte mënyrë më të mirë për ta zëvendësuar atë sesa me Klopp.

Unë e vlerësoj shumë,  ka qenë jashtë vendit për një kohë të gjatë dhe ka pasur një karrierë të pabesueshme deri tani. - shpjegon më tej Voller - Natyrisht gjithçka do të varet nga ajo që Julian do të vendosë pas përfundimit të Botërorit të ardhshëm. Por kushdo që do ta drejtojë atë do të gjejë një ekip që funksionon mirë, që ka rifituar dashurinë e njerëzve”.

Pas nëntë sezonesh në krye të Liverpoolin, në krye të të cilit fitoi një Premier League, një Kupë FA, një Community Shield dhe dy Kupa të Ligës angleze, si dhe një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe një Superkupë Evropiane, Klopp vendosi të merrte një periudhë pushimi dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes nga futbolli pavarësisht se është relativisht i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco