‘Harmonia te Lazio u prish kur iku Tare dhe Inzagi’

‘Harmonia te Lazio u prish kur iku Tare dhe Inzagi’

15:11, 22/09/2024

Luis Alberto kaloi këtë verë nga Lazio në kampionatin e Katarit, duke u bashkuar me Al-Duhail pas tetë vitesh të kaluara në Itali.

Ndërkohë, duke folur në një intervistë për “Chronache di Spolatoglio”, spanjolli tregon disa prapaskena interesante të disa vite më parë te bardhekaltrit.

Ndër të tjera, ai thotë se grupi dhe harmonia në skuadër, u prishën kur nga Lazio u largua Igli Tare dhe Simone Inzagi.

Mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë nga viti 2016, deri këtë verë me Lazion dhe u morr nga ish-drejtori Igli Tare, i cili po ashtu u largua nga klubi verën e kaluar.

Deklaratat e Albertos në lidhje me çfarë ka ndodhur në këto vitet e fundit në dhomat e zhveshjes te Lazio kanë hapur shumë polemika në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco