Motta vlerëson Napolin: Është ndërtuar për ‘Scedetton’, duhet të shkëlqejmë...

Motta vlerëson Napolin: Është ndërtuar për ‘Scedetton’, duhet të shkëlqejmë...

14:06, 20/09/2024

Napoli i Antonio Contes do të jetë mysafir në “Allianz Stadium” të Torinos, për ndeshjen me Juventusin, e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Në prag të sfidës ndaj napolitanëve, Thiago Motta ka folur në konferencën e zakonshme për shtypin, ku rezervoi fjalët më të mira për kundërshtarin.

"Napoli është një ekip i mirë, një skuadër e ndërtuar për të fituar “Scudetton”. Jo shumë kohë më parë, ata e fituan këtë trofe dhe kanë shprehur një lloj futbolli që ka spikatur edhe në skenën evropiane. Do të na duhet të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer: si ne ashtu edhe publiku që do të vijë të mbështesë ekipin, për të pasur një mbrëmje të mrekullueshme”.

Për Vlahovicin: “Duhet të ketë ambicie për t'u përmirësuar gjithmonë. Dushani mund të përmirësohet, jo vetëm emocionalisht: në çdo rast ai është shumë mirë, ne flasim çdo ditë. Ai bëri një punë të shkëlqyer si në sulm ashtu edhe në mbrojtje në ndeshjen e fundit, jam shumë i kënaqur me atë që po bën, duhet të vazhdojë kështu”.

Të dëmtuarit: "Gatti është plotësisht i disponueshëm, u stërvit mirë gjatë javës, prandaj është rikuperuar dhe nesër do të jetë me ne. Të vetmit të lënduar mbeten Conceicao dhe Milik".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco