Shkeljet financiare, Man.City rrezikon të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet

Shkeljet financiare, Man.City rrezikon të përjashtohet nga të gjitha kompeticionet

17:10, 19/09/2024

Në Angli, gjyqi i Manchester Cityt vazhdon të zhvillohet në lidhje me 115 akuzat për shkeljen e “fair play”-it financiar ndërmjet viteve 2009 dhe 2018.

Tre ditë pas fillimit të betejës ligjore, disa thashetheme duket se sugjerojnë një skenar gjithnjë e më serioz në dëm të klubit anglez .

Sipas ‘The Telegraph’, nëse do të shpalleshin fajtorë, ‘Qytetarët’ jo vetëm që do të rrezikonin rënien nga Premier League, por gjithashtu mund të përjashtoheshin nga garat e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Kupën Carabao, FA Cup, Champions League dhe Kupën e Botës për Klube.

Një përplasje totale, me pak fjalë, për të cilën nuk ka ende siguri për momentin, por që e bën çështjen gjithnjë e më të mprehtë dhe të ndërlikuar. Për më tepër, klubet e tjera në Premier League dhe më gjerë, do ta ndiqnin me vëmendje çështjen për të kuptuar çdo lëvizje të Federatës Angleze dhe UEFA-s.

Të interesuara për caktimin e një dënimi të rëndë në rast fajësie, klubet nuk do të kënaqeshin me një zbritje të thjeshtë pikësh ose një rënie nga liga, por do të donin një dënim shembullor.

Gjë që sipas rregullave në fuqi mund të nënkuptojnë përjashtim nga të gjitha turnetë kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco