Humbja e rëndë ndaj Bayernit lë pasoja, Arbër Hoxha me trajner të ri

Humbja e rëndë ndaj Bayernit lë pasoja, Arbër Hoxha me trajner të ri

15:28, 19/09/2024

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, me trajner të ri. Dinamo e Zagrebit, ku militon futbollist kuqezi, ka ndarë rrugët me trajnerin Sergej Jakirovic pasi skuadra kroate pësoi një humbje poshtëruese 9-2 ndaj Bayernit të Mynihut të martën mbrëma (Hoxha u aktivizua në minutën e 73-të). Kjo ishte humbja më e thellë e Dinamos në histori dhe hera e parë që një ekip pëson nëntë gola në historinë e turneut.

Jakirovic u emërua trajner i Dinamo verën e vitit 2023 dhe udhëhoqi klubin drejt triumfit të dyfishtë, në Kampionat dhe Kupë.

Në një deklaratë të klubit shkruhet: “GNK Dinamo dëshiron të informojë publikun se është rënë dakord për një ndërprerje reciproke të kontratës me trajnerin Sergej Jakiroviç.

Ekipi i parë do të drejtohet në afat të shkurtër, derisa të merret një vendim për një zgjidhje të re afatgjatë, nga ish-anëtari i stafit profesional, Sandro Perkovic.

Falënderojmë Sergej Jakirovic nga zemra për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë dhe i urojmë atij fat dhe suksese në karrierën e tij të ardhshme.

Ne i bëjmë thirrje medias dhe publikut që të jenë mirëkuptues ndaj Sergej Jakirovic dhe familjes së tij dhe të mos përkeqësojnë një situatë tashmë stresuese.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco