Si e bëri Lamine Yamal shokun e tij të skuadrës të qajë në stërvitje

Si e bëri Lamine Yamal shokun e tij të skuadrës të qajë në stërvitje

11:57, 18/09/2024

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi janë dy talentet e mëdhenj të Barcelonës të ardhur nga La Masia.

Duke u ngjitur në rangun e La Masia së bashku, të dy tani janë titullarët e parë në ekipin e të rriturve.

Por lidhja e tyre nuk ishte gjithmonë e qetë dhe kjo për shkak të aftësive fantastike të Lamine me topin.

Në një episod të fundit të podcastit të Bar Canaletes, u zbulua se Lamine dikur e përloti Cubarsin gjatë një seance stërvitore te Barcelona U-15.

Ritmi dhe teknika e anësorit ishin aq dërrmuese sa Cubarsi nuk mundi t’i mbante lotët para bashkëmoshatarëve.

Trajneri foli me Paun, duke e qetësuar të mos shqetësohej. Ai tha: “Lamine Yamal do të jetë një lojtar për të cilin të gjithë flasin në të ardhmen. Ju duhet të jeni krenarë që jeni në të njëjtin ekip me të”.

Lamine edhe tani vetëm 17 vjeç në ekipin e parë është i pandalshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco