E mbylli pas nëntë vitesh me Man. United, bëhet shok skuadre me Strakoshën

E mbylli pas nëntë vitesh me Man. United, bëhet shok skuadre me Strakoshën

11:04, 18/09/2024

Një tjetër lajm surprizë vjen këtë të mërkurë nga Greqia, ku AEK-u i Athinës ka njoftuar nënshkrimin e francezit Anthony Martial.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili i dha fund periudhës së tij nëntëvjeçare me Manchester United, do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën greke. Ai pritet të mbërrij ënë Athinë këtë mbrëmje, sipas një publikimi të klubit.

Sipas Sport24, Martial do të ketë një pagë rreth 3 milionë euro në sezon.

Kujtojmë që te skuadra athinase Martial do të jetë shok skuadre me portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, i cili u rikthye në elitën e futbollit grek pikërisht këtë verë.

Në muajin korrik, Thomas Strakoha firmosi kontratë deri në vitin 2029 me AEK-un, me pagë 1 milion euro në sezon.

https://x.com/AEK_FC_OFFICIAL/status/1836308741735559191?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1836308741735559191%7Ctwgr%5E3b8da57d09a1d17579a10833006a95677008228e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.abola.pt%2Ffutebol%2Fnoticias%2Foficial-anthony-martial-ja-tem-novo-clube-2024091808303864003

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco