Përballja me Cityn, Inzaghi vuan mungesën e titullarit

Përballja me Cityn, Inzaghi vuan mungesën e titullarit

19:11, 17/09/2024

Inter do të përballet me Manchester City të mërkurën, sfidë e vlefshme për javën e parë të Champions League, dhe për këtë takim Simone Inzaghi do të vuajë mungesën e rëndësishme të Federico Dimarco.

Por jo vetëm kaq, pasi trajnerit të zikaltërve do t’i mungojë edhe një tjetër futbollist para kësaj përballjeje.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Marko Arnautovic nuk është stërvitur mëngjesin e së martës me skuadrën, pasi lojtari po vuan nga një gjendje gripale.

Për këtë arsye, lojtari nuk do të jetë i gatshëm në “Etihad Stadium”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco