E trishtë, tifozi i Liverpool përplaset nga makina dhe humb jetën

E trishtë, tifozi i Liverpool përplaset nga makina dhe humb jetën

18:53, 17/09/2024

Një tifoz 51-vjeçar irlandez i Reds humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi u godit nga disa makina teksa po ecte nëpër autostradë.

Shoferët që e përplasën ndaluan për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Tifozi, i cili ishte vetëm, kishte zbritur disa orë më parë nga Mançesteri për të parë ndeshjen e Champions League kundër Milan, të planifikuar për sonte në San Siro. Mbi këtë çështje po hetojnë agjentët e policisë rrugore të Seriate.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 51 vjeçari tifoz i Liverpool duhej të flinte në një hotel që ndodhej pranë Oriocenter dhe për të arritur aty ishte ngjitur mbi gardhin që kufizon aeroportin nga autostrada. Me të në momentin e aksidentit kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët më pas janë zhdukur dhe të cilët mund të denoncohen për mosdhënie të ndihmës. Policia rrugore është në gjurmët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco