Kategoria e Parë/ Mazrekaj i jep fitoren Besës, Vora mposht Valbonën

Kategoria e Parë/ Mazrekaj i jep fitoren Besës, Vora mposht Valbonën

18:39, 16/09/2024

 

Mentor Mazrekaj vazhdon të udhëheqë Besën drejt ngjitjes në Superiore, teksa golat e tij sot i kanë dhënë suksesin e radhës kavajasve të cilët janë me pikë të plota pas katër javësh kampionat.

Sulmuesi i njohur ka shënuar të tre golat për ekipin e tij në fitoren 3-0 që kavajasit realizuan përballë Kastriotit, duke bërë të qartë se janë ata pretendentë kryesorë për të dominuar këtë edicion të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Vora bëri detyrën përballë Valbonës me fitoren 2-1, duke u vënë në ndjekje pikërisht të kavajasve pasi gjendet në vendin e dytë më 9 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco