Bundesliga/ Dortmundi triumfon dhe merr përkohësisht kreun e renditjes

Bundesliga/ Dortmundi triumfon dhe merr përkohësisht kreun e renditjes

22:43, 13/09/2024

Dortmundi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-2 ndaj Heidenheim, në kuadër të xhiros së tretë në Bundesligë.

Verdhezinjtë e nisin ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar me anë të Malenit në minutën e 11-të.

Gjashtë minuta më vonë Adeyemi dyfishoi epërsinë.

Ndërkohë në minutën e 39-të, mysafirët ngushtuan rezultatin me golin e Marvin Pieringer.

Por nuk vonoi shumë dhe Adeyemi shënoi sërish për 3-1.

Në pjesën e dytë, Heidenheim ngushtoi shifrat sërish me golin e Breunig.

Dortmundi golin e katërt e shënoi në minutën e tretë shtesë me anë Emre Can.

Pas kësaj fitore Dortmundi ka shtatë pikë dhe është përkohësisht në pozitën e parë në tabelë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco