Vllaznia i shkakton humbjen e parë në këtë sezon kampionëve të Egnatias

Vllaznia i shkakton humbjen e parë në këtë sezon kampionëve të Egnatias

21:03, 11/09/2024

Skuadra e Brdariç triumfoi me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”.

Mala hapi serinë e golave në minutën e 16-të, ndërkohë që rrogozhinasit u kundërpërgjigjën me Ujkën në minutën e 28-të.

Teksa po shkonte minuta e 40-të, ishte Klinti Qato që rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1. Për golin që do të vuloste shifrat në 3-1 mendoi kapiteni Bekim Balaj në minutën e 49-të. 

Falë këtij triumfi Vllaznia është ngjitur në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Egnatia.

Në sfidën e radhës shkodranët do të përballen në transfertë me Teutën, ndërsa Egnatia do të presë Bylisin. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco