Ndihmësi i Silvinjos flet në prag të duelit me Gjeorgjinë: Pse u zgjodh titullar Arbër Hoxha, kujdes Kvaratskhelian!

Ndihmësi i Silvinjos flet në prag të duelit me Gjeorgjinë: Pse u zgjodh titullar Arbër Hoxha, kujdes Kvaratskhelian!

20:25, 10/09/2024

Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta, ka treguar para ndeshjes ndryshimin në rreshtimin e kuqezinjve, por edhe taktikën që do të përdorej në sfidën ndaj Gjeorgjisë.

“Vendosëm të bënim vetëm një ndryshim, Hoxhën për Laçin, vetëm sepse Gjeorgjia luan me 5 mbrapa, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe solidë. Hoxha mund të na ofrojë pak më shumë hapësirë, që të shkojë një kundër një, që të krijojë situata të tilla dhe t’i japë Bajramit hapësirë brenda për të luajtur mes linjave. Ndaj ky ishte ndryshimi i vetëm për këtë ndeshje.

Kvaratskhelia është lojtari kryesor për Gjeorgjinë, e dimë sa i mirë është. Me top është shumë i shpejtë, teknikisht është fantastik, ai mund të rrotullohet drejt sulmit menjëherë. Por është direkt, kur ka topin vrapon para, është i shpejtë.

Duhet të jemi të kujdesshëm se janë të rrezikshëm në kundërsulm, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatat me Ramadanin, Hysajn por edhe Asanin në atë krah. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, se ku jemi dhe të mos e lejojmë të rrotullohet se është lojtar shumë i mirë.

Nga ajo që presim, ndoshta është një ndeshje ndryshe. Ata mbrohen poshtë, nuk bëjnë presing lart, mendoj se këtë herë do të jetë e vështirë të luajmë topin e gjatë se mbrojnë me 3 qendra dhe 3 mesfushorë, nuk ka shumë hapësira në qendër.

Mendoj se duhet të lëvizim topin nga krahët, që të krijojmë situata një kundër një me Asanin e Hoxhën, apo kombinime Manaj-Bajrami.

Me Ukrainën ishte përballë një skuadër që bënte presing të lartë. Ne presim ndeshje të ndryshme nga ajo me Ukrainën”, tha Zabaleta për “SuperSport” para duelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco