Kujdes me kartonët ndaj Gjeorgjisë! Kuqezinjtë që rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës

Kujdes me kartonët ndaj Gjeorgjisë! Kuqezinjtë që rrezikojnë pezullimin për ndeshjen e radhës

17:54, 10/09/2024

Ndeshja e sotme ndaj Gjeorgjisë në “Air Albania” është e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, me lojtarët që duhet të japin maksimumin në fushën e lojës në çdo duel për të siguruar pikë të rëndësishme për grupin në Ligën e Kombeve.

Por për dy futbollistë, duhet të ketë një kujdes të veçantë në ndeshjen e sotme, pasi një karton i verdhë mund t’u kushtojë shumë shtrenjtë.

Jasir Asani dhe Thomas Strakosha janë ndëshkuar të dy me karton të verdhë në ndeshjen e parë të luajtur kundër Ukrainës, i pari për faull dhe i dyti për vonesa loje.

Sipas rregullores së Ligës së Kombeve, në fazën në grupe të turneut pezullohesh për një ndeshje kur plotëson numrin e 2 kartonëve të verdhë, apo shumëfishin e tij (4).

Kësisoj, nëse Asani dhe Strakosha ndëshkohen sot, ata të dy do të jenë mungesa në takimin e radhës të kuqezinjve, që luhet në tetor në transfertë ndaj Çekisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco