Shpresat i kanë te Kvarakshelia, si pritet të luajë Gjeorgjia sot ndaj Shqipërisë

Shpresat i kanë te Kvarakshelia, si pritet të luajë Gjeorgjia sot ndaj Shqipërisë

16:56, 10/09/2024

Gjeorgjia ndodhet në një moment të mirë dhe pas fitores me Çekinë do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv me Shqipërinë.

Rritja që kundërshtari i radhës ka patur në vitet e fundit, është për t’u admiruar.

Madje, ata arritën edhe të kalojnë grupin në Kampionatin Europian.

Me një trajner si Sanjol, një ish-lojtar i njohur dhe një trajner shumë i mirë, Gjeorgjia vjen në “Air Albania” pas dy vitesh dhe me emra më të spikatur në organikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, ata pritet që të luajnë me këtë formacion: në portë do të jetë Mamardashvili, portieri i Valencias dhe një ndër më të mirët.

Në mbrojtje: Dvali, Kashia, Gvelesiani, ndërsa në krahë Lokoshvili dhe Kakabatze.

Në treshen e mesfushës: Kiteshvili, Kohorashvili, Kakvetatze. Përpara tyre do të aktivizohet Kvarakshelia, tek i cili janë të gjitha shpresat e gjeorgjianëve dhe Mikautatze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco