Silvinjo premton një ndeshje të bukur ndaj Gjeorgjisë: Duhet të vrapojmë me 100 km në orë!

Silvinjo premton një ndeshje të bukur ndaj Gjeorgjisë: Duhet të vrapojmë me 100 km në orë!

18:56, 09/09/2024

Trajneri Silvinjo parashikon që sfida e nesërme Shqipëri-Gjeorgji të jetë një ndeshje shumë e bukur.

Në konferencën për shtyp sot një ditë para ndeshjes në “Air Albania”, trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi gjeorgjianët duke thënë se janë një skuadër e organizuar.

Megjithatë, ai shprehet se çdo trajner e përgatit ndeshjen për të fituar.

“Ky është një grup shumë i ekuilibruar. Gjeorgjia është ekip shumë i organizuar. Trajneri ka bërë punë shumë të mirë. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar, në mos do të marri barazimin. Mendoj që do jetë një ndeshje shumë e bukur. Stadiumi do jetë plot me tifozë. Gjeorgjia është skuadër shumë e fortë. Do të duhet të vrapojmë me 100 kilometra në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”, u shpreh Silvinjo.

Përsa i përket ndryshimeve të mundshme në formacion, tekniku i kuqezinjve theksoi: “Pak a shumë është e njëjta përgjigje, se duhet të shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje nuk kemi bërë gjë në fushë. Sot duhen parë si janë, duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 23 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë”.

Sfida Shqipëri-Gjeorgji, e vlefshme për Nations League, do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco