Onana ka dështuar, Manchester United gjen portier të ri me kosto 75 milionë euro

Onana ka dështuar, Manchester United gjen portier të ri me kosto 75 milionë euro

17:54, 09/09/2024

Portieri Onana nuk ka bindur te Manchester United. I konsideruar gardian premtues për të ardhmen dhe i transferuar për 55 milionë euro nga Interi, në “Old Trafford” janë zhgënjyer me paraqitjet e ish-portierit të Ajax-it.

Onana ka reflekse, por bën gabime, sidomos në daljet e tij të pasigurta, që shumë herë kanë rrezikuar portën e “Djajve të kuq”.

Trajneri Ten Hag tashmë ka marrë direktiva nga klubi për të shqyrtuar disa opsione.

Emri më i përmendur deri tani vjen nga Portugalia. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Diogo Costa, i cili luan te Porto dhe ruan gjithashtu portën e kombëtares luzitane.

Problemi është klauzola e tij e lartë, plot 75 milionë euro, një shifër jo e papërballueshme, por e tepërt për një portier ende të paprovuar sa duhet në arenën ndërkombëtare në nivel klubesh.

Onana e ka mbajtur portën vetëm 6 herë të paprekur në 46 ndeshje gjithsej.

Statistikat flasin qartë për një pasiguri të madhe mes shtyllave të Manchester United.

Duhen ndryshime, por duhen edhe shumë para.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco