Shpërthen festa kuqezi, Ismajli barazon shpejt shifrat

22:03, 07/09/2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit u rikthye sot në aksion. Nga ora 20:45 kuqezinjtë po përballen me Ukrainën në Pragë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën B të grupit 1 në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht rasteve, pjesa e parë e takimit u mbyll me barazim pa gola.Kuqezinjtë krijuan mundësi të mira shënimi, por pa arritur të finalizojnë si duhet.

Në fillim të pjesës së parë, një top nga e majta harkohet në anën tjetër ku Konoplia gjuan dhe gjen të papërgatitur Strakoshën, duke kaluar Ukrainën në avantazh.

Në minutën e 59, pas goditjes nga këndi, topi shkon te Ismajli i cili gjuan dhe mposht Trubin, duke barazuar shifrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco