Liga e Kombeve/ Gjeorgjia 'masakron' me 4 gola Çekinë, merr kreun në grupin e Shqipërisë

Liga e Kombeve/ Gjeorgjia 'masakron' me 4 gola Çekinë, merr kreun në grupin e Shqipërisë

20:38, 07/09/2024

 

Pasi surprizuan në Europian, Gjoergjia e ka nisur frikshëm aventurën në Ligën e Kombeve teksa mbrëmjen e sotme kanë arritur një fitore të thellë 4-1 përballë Republikës Çeke.

Pas gjysmë ore lojë, Krejçi shkaktoi penallti, në përpjekje për të larguar topin nga zona. Nga pika e bardhë e 11-metërshit, nuk mund të gabonte Kvara.

Ylli gjeorgjian i vendasve dërgoi topin pas shpinës së Matej Kovar, i cili edhe pse kuptoi krahun, nuk mund të bënte dot asgjë.

Në pjesën e dytë, ekipi i Hasek shtoi ndjeshëm presionin, duke u vendosur në kërkim të golit. Në krahun tjetër, Gjeorgjia u tregua e rrezikshme, sidomos me anë të kundërsulmeve. Një zbritje e shpejtë solli edhe golin e dytë në minutën e 53-të, që mban firmën e Chakvetadze, i shërbyer nga Kvara.

Në minutën e 63-të, Mikatadze, me një lëvizje të bukur thelloi shifrat. Spektakli i Gjeorgjisë nuk kishte mbaruar ende, pasi edhe Kochorashvili vendosi emrat në listën e golashënuesve.Goli i nderit për Çekinë erdhi nga Kalvach, në minutën e 80-të.

Në ndeshjen e radhës të Ligës B, pas pak ditësh, kundërshtari i Gjeorgjisë do të jetë Shqipëria e Sylvinhos, në sfidën që do të mbahet në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco